Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

Një operacion është në zhvillim e sipër në Durrës, Tiranë dhe Elbasan për 2800 ton mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum që u kthyen nga Tajlanda.Mësohet se janë lëshuar në total 33 urdhërarreste nga Prokuroria e Durrësit, nga të cilat 26 masa arrest në burg dhe 6 të tjera arrest shtëpie. Operacioni është në zhvillim për ekzekutimin e masave të sigurisë për zyrtarë të Doganës së Durrësit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Organi i akuzës ka lëshuar masën arrest me burg për Erdal Demir, administratori i ‘KurumInternational’ i akuzuar për “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, si edhe Yusuf Sezai Kurum, administrator...