Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Ekspertimi laboratorik ka provuar se mbetjet e transportuara me anijen “Moliva XA443A” janë të rrezikshme dhe toksike, duke zbuluar një skandal mjedisor. Pas këtij përfundimi, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masa sigurimi për 33 persona, ndërsa deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre. Hetimet nisën në korrik 2024, pas një njoftimi nga OLAF, që sinjalizonte për një ngarkesë të dyshimtë me destinacion Tajlandën. U zbulua se subjekti kishte eksportuar 2.816 ton mbetje në 102 kontenierë, të cilët u kthyen në Portin e Durrësit pasi u refuzuan nga autoritetet tajlandeze. Ngarkesa u sekuestrua dhe u dërgua në Porto Romano, ku iu nënshtrua ekspertimit të specializuar në laboratorë në Itali. Sipas akt-ekspertimit, materiali rezulton të jetë pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut,...