Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)
Jani Aliaj është vrarë brenda burgut të Korydallos. Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar Jani Aliaj është sulmuar nga një person tjetër dhe ka marrë dy plagë pas goditjes me thikë. Jani Aliaj është i dënuar përjetë nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiço. Aliaj njihej ndryshe edhe me pseudonimin “Xheku”. “BalkanWeb” mëson se Jali Aliaj ishte në proces ekstradimi në Shqipëri. Sipas burimeve, Aliaj është vrarë me thikë nga një shtetas grek, po i dënuar përjetë po për vrasje. Kush ishte Jani Aliaj? Më 2023, Apeli i GJKKO-së i sekuestroi atij pasurinë, e cila dyshohet se është vendosur në mënyrë të paligjshme. Jani Alia me origjinë nga Tepelena akuzohet për vrasjen e bujshme më datë 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në një lokal në ish-Bllok. Shkak për vrasjen e Çiços dyshohet se ka qenë hasmëria mes rivalëve, e nisur në Greqi, kur të dy...
Burimi:
javanews.al