Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Vlorë, ndërsa autoritetet shëndetësore dhe organet e drejtësisë po kryejnë verifikimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Sipas familjarëve, fëmija kishte shfaqur simptoma që në orët e paradites, pasi dyshohet se kishte konsumuar mjaltë. Ai kishte pasur të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se kishin kaluar. Megjithatë, edhe para se të ndërronte jetë, fëmija kishte shfaqur të njëjtat simptoma, me të vjella të pandërprera, shkruan A2. Gjatë transportimit drejt qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija ka qenë pa shenja jete, fakt ky i konfirmuar nga mjekët. Ai u dërgua më pas në Spitalin Rajonal të Vlorës, në pediatrinë e madhe, ku u konstatua se kishte mbërritur pa jetë. “Nga këqyrja...