Mbante në banesë një kallashnikov pa leje, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Mbante në banesë një kallashnikov pa leje, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operacionale, kryer me intensitet të shtuar, 24/7, në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke mbajtur pa leje ose fshehur armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Hidden”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi I. D., 33 vjeç. 33-vjeçari kishte fshehur në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”, 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv