Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën
Në GJKKO po mbahet seanca e radhës për aferën Partizani. Avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka pretenduar se akuza është ndërtuar pa bazë ligjore dhe pa prova konkrete. Klodiana Gjyzari, avokate e Sali Berishës: Baza ligjore mbi të cilën është ngritur akuza, në vlerësimin tonë nuk qëndron .Të na thuhet cili veprim konkret i zotit Berishës ka shkelje, organi i akuzës nuk ka dhënë asnjë sqarim. Mungon vepra penale. Është detyrë e prokurorisë të paraqes prova. Nuk e ka përmbushur detyrimin e saj objektive dhe subjektive për të paraqitur se cilat janë shkeljet. Nga sa e ka ngritur akuzën prokuroria së pari ka gjetur fajtorin, më pas faktin penal. Por ndërkohë procedura ligjore parashikon që fakti të çon tek autori. Si u ushtrua ky pushtet që kishte Berisha? Veprimet që ka kryer për...
Burimi:
javanews.al