Mbahej i skaduar/ Bllokohen mbi 7.6 tonë miell në Doganën e Durrësit

Mbahej i skaduar/ Bllokohen mbi 7.6 tonë miell në Doganën e Durrësit

Mbi 7.6 tonë miell janë bllokuar në Doganën e Durrësit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se, gjatë një kontrolli në ambientet e një subjekti tregtar, u konstatuan 2.500 kg miell orizi me datë skadence 01.04.2025 dhe 5.150 kg miell për pica me datë skadence 07.04.2025, në total 7.650 kg produkte të papërshtatshme për tregtim dhe konsum. Strukturat doganore kanë nisur procedurat përkatëse në bashkëpunim me Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, deri në asgjësimin e plotë të mallit. Dega e Doganës Durrës, gjatë kontrollit fizik në ambjentet e një subjekti tregtar, i pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, ka bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës. Nga punonjësit e doganës është bllokuar sasia 2.500...