Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Pas dështimit të garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Gardës së Republikës, mazhoranca ka ndërmarrë hapin e radhës duke kërkuar ndryshime në ligjin për Gardën dhe në kriteret për përzgjedhjen e drejtuesit. Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, ka depozituar në Kuvend projektligjin për ndryshimet në ligjin për Gardën. Në këtë projektligj që A2 CNN e disponon, propozohet ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së drejtuesit të Gardës, duke hequr konkursin. Sipas propozimit të ri, drejtori i Gardës do të zgjidhet pa konkurs, me emërim të drejtpërdrejtë, ministri i Brendshëm do t’i propozojë Kryeministrit emrin e kandidatit dhe më pas Kryeministri do të vendosë për kreun e ri të Gardës. Ligji aktual, i ndryshuar së fundmi në vitin 2024, parashikon se Drejtori i Përgjithshëm...