Mashtrimi me call centerat/ Në kërkim 3 vëllezërit Prekaj, akuzohen si organizatorët e kësaj skeme

Mashtrimi me call centerat/ Në kërkim 3 vëllezërit Prekaj, akuzohen si organizatorët e kësaj skeme

Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, mëson emrat e 3 personave që janë në kërkim në lidhje me aktivitetin e mashtrimit përmes Call Centerave,  Mësohet se në kërkim janë tre vëllezërit Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj skeme që përmesmashtrimit kanë arritur të zhvasin dhjetëra miliona euro, qytetarëve të Bashkimit Evropian. Ndërsa deri tani mësohet se 10 persona janë arrestuar, si të dyshuar si operatorë të call-center-ave. Prej mbrëmjes së djeshme, SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer rreth 33 kontrolle në disa zona të Tiranës, si pjesë e nisjes së një hetimi për mashtrime përmes call-center-ave.Burime pranë SPAK konfirmuan se kontrollet janë kryer në zonat e Saukut, Astirit, Freskut, Laprakës, si dhe në qendrën e biznesit...