Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital!  Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Sovjan në Maliq ku ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar. I plagosuri është përplasur nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Fatkeqësisht ai është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës. “Maliq/Informacion paraprak. Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon...