Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sarandë, plagoset shoferja
Një aksident dramatik rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës. Dy automjete janë përplasur mes tyre “kokë më kokë” në afërsi të fshatit Metoq, ku si rezultat ka lënë dhe një grua të plagosur përveç dëmeve materiale. Burime policore informuan se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volkswagen”, me drejtuese D. H., dhe një mjet tip “Toyota” me drejtues S. M., që po hetohen për rrethanat dhe shkaqet e përplasjes. E plagosur mësohet se ka mbetur drejtuesja e mjetit të parë, e cila është transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore. Ajo ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur...