Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur dërgohen te Trauma
Një aksident është shënuar pak më parë në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Bulqizë – Maqellarë, në vendin e quajtur Krajkë. Janë përplasur dy mjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona drejtues të mjeteve. Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksident.
Burimi:
javanews.al