Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Beratit, ku dy makina njëri tip ‘Mercedes Benz’ dhe tjetri tip ‘Toyota’, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjetit tip ‘Benz’, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë mjekim. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e tij.
Burimi:
vizionplus.tv