Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Policia po kryen dhe hetimet përkatëse dhe për të nxjerrë shkaktarin e aksidentit.
Burimi:
javanews.al