Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, i moshuari në gjendje të rëndë shëndetësore
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Maliq. Sipas asaj që raporton policia, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.