Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës, shpëton mrekullisht shoferi

Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës, shpëton mrekullisht shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune pranë qytetit të Gramshit, duke shkaktuar momente paniku dhe ankthi për kalimtarët dhe banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin teksa kalonte mbi urë dhe ka rënë në liqenin e Banjës, duke përfunduar i zhytur në ujë. Ngjarja ka qenë sa e frikshme, aq edhe e rrezikshme, pasi çdo sekondë ka qenë vendimtare për jetën e drejtuesit të mjetit. Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të forcave zjarrfikëse të Gramshit, është bërë e mundur nxjerrja në kohë e drejtuesit nga automjeti i fundosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e...