Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme, 15 janar, te mbikalimi i Urës së Dajlanit në Durrës. Një makinë, që drejtohej nga një 26-vjeçar ka rënë nga ura. Si pasojë, është plagosur vetë shoferi dhe dy këmbësorë, që ndodheshin rastësisht në këtë zonë, kur ka ndodhur ngjarja. Ndërsa, ka ndërruar jetë pasagjerja 18-vjeçare. Shoferi i mjetit është në gjendje të rëndë për jetën. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë. Shoferi ka qenë me mbi 100 km në orë, në momentin e aksidentit. Ai nuk ka frenuar. Është përplasur direkt me trafik ndarësen dhe nga aty ka fluturuar për 50 metra horizontalisht për te përfunduar te dyqani i luleve, ku ka përplasur...