Lumi Vjosë del nga shtrati, banesat në rrezik! 13 familje të evakuara

Lumi Vjosë del nga shtrati, banesat në rrezik! 13 familje të evakuara

Situata në lumin Vjosë është alarmante, pasi niveli i ujit ka arritur 8,6 metra, duke kërcënuar banesat përreth. Deri tani, 13 familje janë evakuar për shkak të rrezikut të përmbytjes. Një qytetar i shqetësuar shprehet: “Nuk po merren masa, vijnë policët, rrijnë aty pa pik turpi. Po doli rrezikoj t’më përmbytet shtëpia.” Qytetarët denoncojnë mungesën e veprimeve konkrete për të parandaluar dëmet nga institucionet. Syri TV sjell pamjet nga vendi i ngjarjes dhe detajet e fundit mbi përparimin e situatës.