Lumi Erzen del nga shtrati, përmbytje masive në Sukth dhe Katund i Ri
Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e larta kanë nxjerrë nga shtrati lumin Erzen, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme serioze në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri. Situata është ndjekur që në orët e para të mëngjesit nga strukturat vendore, të cilat janë angazhuar në terren për menaxhimin e emergjencës. Në disa segmente, lumi ka kaluar mbi argjinaturë, ndërsa në pika të tjera është konstatuar çarja e saj, duke sjellë përmbytje të zonave të banuara dhe tokave bujqësore. Grupet e punës dhe mjetet e rënda po punojnë pa ndërprerje për riparimin dhe forcimin e argjinaturës, si dhe për garantimin e sigurisë së banorëve. Situata më problematike paraqitet në njësinë administrative Katund i Ri, në fshatin Erzen, ku çarja e argjinaturës ka detyruar...
Burimi:
kohajone.com