Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim
Policia e Shtetit ka arritur të zbulojë një kazino të paligjshme më Lezhë, ku gjithashtu tregtohej edhe lëndë narkotike. Për ngjarjen është arrestuar përgjegjësi i kazinosë, si dhe është shpallur në kërkim organizatori që kishte marrë me qira objektin trekatësh dhe e kishte përshtatur për kazino. Gjithtashtu u proceduan penalisht 15 shtetas që u kapën në ambientet e kazinosë duke luajtur lojëra fati në makineta dhe në tavolinën e pokerit. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për disa drejtues dhe punonjës policie, të cilët nuk kanë marrë masa për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie. “Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin...