“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

Të martën, i paraburgosuri Altin Ndoci, arriti të arratiset nga spitali i qytetit të Durrësit. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të shumta, ndërsa autoritete ligjzbatuese vendosën të shkarkojnë të gjithë zinxhirin, i cili duhet të garantonte sigurinë për transportimin në kushte të rrepta sigurie I ftuar në emisionin “Tirana Live”, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u shpreh se arratisja nuk ishte aspak rastësore, por e mirëllogaritur dhe e organizuar. Sipas tij, Ndoci është fizikisht i fuqishëm dhe vështirë se mund të ndalohej nga efektivët në kushtet në të cilat ndodhej. Eksperti ngriti pikëpyetje edhe mbi faktin pse është përdorur një autoambulancë për transportin e tij drejt spitalit dhe pse nuk është njoftuar Policia e Shtetit për masa shtesë sigurie. Ai theksoi se protokollet janë strikte dhe...