Linja të paligjshme dhe ndërhyrje në sahat, dy të proceduar në qarkun e Shkodrës
Dy persona janë proceduar penalisht pasi kanë bërë “hile” në sahatin e energjisë si dhe kanë bërë lidhje të jashtëligjshme. Sipas policisë, i proceduar është 33-vjeç me iniciale L.M në Malësinë e Madhe dhe 60-vjeçari A.M në Vaun e Dejës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 33 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 60 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e...
Burimi:
vizionplus.tv