Lëvizte i armatosur në qytet, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur në qytet, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij

Policia e Lushnjës ka gjetur armë zjarri në një lokal të mbushur me të rinj, duke parandaluar një situatë që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë ndërhynë në një bar-kafe në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, pas informacioneve operative se një shtetas lëvizte i armatosur në qytet. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën një pistoletë me municion luftarak të fshehur në xhepin e një xhupi të lënë mbi një karrige pranë tavolinës ku ndodheshin disa të rinj. Nga veprimet hetimore rezultoi se arma i përkiste shtetasit M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte larguar pak minuta para ndërhyrjes dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë, 5 të rinj që ndodheshin në të njëjtën tavolinë, E. K., S. Sh., G....