Lekstakaj dhe Nikulaj, 30 vite gjak për 5 mijë lekë! Abuzimi me Kanunin
Atentati i fundit në Rilë të Lezhës, i lidhur me emrin e Merando Nikulajt, nip i Ardian Nikulajt, por ku plumbat kapën gabimisht berberin Sokol Daci, rikthen në qendër të vëmendjes jo vetëm konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, por edhe keqpërdorimin e Kanunit si justifikim për dhunë pa kufi. Një zinxhir vrasjesh i nisur në 1996 nga një konflikt banal për 5 mijë lekë të vjetra karburant vazhdon të prodhojë viktima pas gati tri dekadash, duke përfshirë të rinj, civilë të pafajshëm dhe njerëz pa asnjë rol në ngjarjet e dikurshme, duke treguar se ajo që po ndodh nuk është më Kanun, por kriminalitet i zhveshur nga çdo normë. Historia e gjakmarrjes nisi në 1996, kur një konflikt në një pikë karburanti...
Burimi:
ntv.al