‘Le Iene’: Investigimi i call center që tregon se Tirana është kthyer në bazën operative e mashtrimit financiar dhe pastrimit të parave

‘Le Iene’: Investigimi i call center që tregon se Tirana është kthyer në bazën operative e mashtrimit financiar dhe pastrimit të parave

Një investigim ekskluziv i emisionit italian “Le Iene” zbulon ekzistencën e një rrjeti të mirëorganizuar mashtrimesh financiare që operon nga Tirana, duke targetuar qytetarë në disa vende europiane. Një call center i vendosur në një nga kullat më moderne të kryeqytetit dyshohet se gjeneron deri në 30 milionë euro në muaj, ndërsa ngrihen dyshime serioze se paratë e përfituara përdoren për pastrim parash nga aktivitete të tjera kriminale. Nga Alba Kepi/ Investigim ekskluziv i ‘Le Iene’: Call center në Tiranë, mashtrimi financiar që gjeneron 25–30 milionë euro në muaj. Dyshime të forta se këto struktura përdoren për pastrim parash nga trafiku i drogës dhe i armëve Në zemër të Tiranës, në kullën moderne 4Ever Green Tower, një call center me rreth 100 operatorë dhe konsulentë financiarë...