Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një pune intensive operative dhe hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve R. M., 51 vjeç dhe I. P., 22 vjeç, banues në Sarandë. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që...
Burimi:
javanews.al