Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

Gazetaria sportive shqiptare ka humbur një nga emrat më të shquar të saj. Ismet Bellova, komentatori legjendar i Radio Tiranës dhe një prej zërave më të njohur të transmetimeve sportive në Shqipëri, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Me një karrierë të gjatë prej disa dekadash, Bellova u bë simbol i komentimit sportiv, duke shoqëruar breza të tërë dëgjuesish me zërin e tij karakteristik dhe emocionues. Për shumë shqiptarë, ai ishte zëri që i bëri ndeshjet të paharrueshme dhe sportin një përjetim të veçantë emocional e kombëtar. Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Studimet e larta i përfundoi në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në vitin 1960. Krahas angazhimit si mësues i edukimit fizik, ai iu përkushtua me seriozitet dhe...