Lamtumirë Ismet Bellova! Homazhe për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Homazhe për komentatorin e njohur sportiv

Futbolli dhe gazetaria sportive shqiptare i dhanë këtë të hënë lamtumirën e fundit një prej zërave më emblematikë të mikrofonit shqiptar, komentatorit të njohur sportiv Ismet Bellova. Një figurë e respektuar dhe e dashur për publikun, Bellova mbetet një emër i gdhendur në historinë e sportit shqiptar, falë kontributit të tij të gjatë dhe të palodhur në pasqyrimin e futbollit. Homazhet në nderim të tij u mbajtën në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, institucion ku Ismet Bellova shërbeu për dekada me profesionalizëm, përkushtim dhe pasion. Zëri i tij karakteristik shoqëroi breza të tërë sportdashësish, duke përcjellë emocionet e ndeshjeve të kampionatit shqiptar dhe ngjarjeve më të rëndësishme sportive në vend. Në ceremoninë mortore morën pjesë personalitete të sportit dhe medias, mes tyre edhe Presidenti i...