Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Ky është punonjësi i bashkisë që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës
Personi që shikoni në foton e mësipërme është 54-vjeçari, Astrit Hysenaj, i cili humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit. Hysenaj, punonjës i bashkisë së qytetit, është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Ai kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit me vete. “Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A....