Ky është autori i grabitjes së bankës në Tiranë

Ky është autori i grabitjes së bankës në Tiranë

Opinion.al ka siguruar foton e autorit të grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-parkut në Tiranë. Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura. 58-vjeçari Bardhyl Fusha ka dalë me lekët te dera e bankës, por është ndaluar menjëherë nga policia. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ku 58-vjeçari hyri me dy kallashnikovë në bankë dhe qëlloi në dysheme. Autori është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.