Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi për “Ora e Fundit” vrasjen e shqiptarit Jani Aliaj në burgun e Korydallos në Greqi. Karamuço theksoi se eliminimi i tij është bërë nga vrasës me pagesë, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe se ka pasur disa tentativa më parë. Më tej, eksperti tha se burgu i Korydallos ka sjellë shqetësim për banorët dhe se, nëse Jani Aliaj do të ishte në Shqipëri, do të eliminohej. “Ka pasur tentativë tjetër për vrasje nga grupe të tjera arabe. Vrasësi i Jani Aliajt është me pagesë dhe ai ka burgim të përjetshëm; ai ndodhet në burg, por i marrin familjarët e tyre. Mendoj dhe dyshoj që, pas një viti, viktima, nëse do kishte shpëtuar, mund të kishte...