Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Kundërshtoi kontrollin fizik nga policia, 42-vjeçarit i gjendet drogë me vete dhe municione luftarake në shtëpi
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 42-vjeçar me iniciale A.P. Policia njofton se 42-vjeçari kishte bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë detyrës për kontroll fizik. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një sasi lëndë narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake. Njoftimi i policisë: Kishte bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë detyrës për kontroll fizik, pasi kishte me vete një sasi lënde narkotike, arrestohet një 42-vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak. Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në...