Kukës/ I mituri plagoset pranë kantierit të rikonstruksionit të shkollës, dërgohet në Spitalin e Traumës

Kukës/ I mituri plagoset pranë kantierit të rikonstruksionit të shkollës, dërgohet në Spitalin e Traumës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Kukës, ku një nxënës i një shkolle 9-vjeçare ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij. Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, e cila aktualisht është në proces rikonstruksioni nga një firmë ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i mituri po përpiqej të merrte topin pranë kantierit të ndërtimit. Në atë çast, nga kati i tretë i godinës janë hedhur materiale inerte, të cilat e kanë goditur nxënësin, duke i shkaktuar plagë dhe dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Sipas burimeve, në zonën e punimeve mungonin masat e duhura të sigurisë teknike dhe izolimi i plotë i kantierit, çka ka rritur...