“Ktheji në flori, mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar si t’i investojë paratë
Bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të investojë në kriptomonedha, si një formë e re e pastrimit të parave, u publikuan në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me autore Klodiana Lalën. Grupet kriminale tani edhe më shumë po përdorin kriptovalutat jo vetëm për të bërë pagesat për blerjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, por edhe për të investuar këto të ardhura në portofole dixhitale në kriptovaluta. Ndër bisedat e zbardhura janë ato midis Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, nga fshati Fatish i Peqinit që mund të konsiderohet pa frikë si ‘Pablo Eskobar’ shqiptar. Ai ishte një emër thuajse i panjohur nga autoritetet në Shqipëri, pasi ishte vendosur në Paraguaj, ku kishte krijuar...
Burimi:
javanews.al