Kryebashkiaku i Shijakut, Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

Kryebashkiaku i Shijakut, Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana thotë se të gjitha strukturat e bashkisë janë të angazhuara për të menaxhuar situatën pas reshjeve të fundit dhe për të mbështetur banorët e prekur nga përmbytjet. “Bashkia është në terren dhe po punon pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme familjeve të prekura”, deklaroi ai. Arbana informoi se tashmë është punuar për pastrimin dhe sistemimin e rrugëve dhe kanaleve kulluese, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, është bërë kontroll dhe pastrim i pusetave, për parandalimin e përmbytjeve dhe funksionimin normal të rrjetit kullues. Ai u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo problematikë pranë strukturave përgjegjëse. “Bëni vetëdeklarimin e dëmeve nëse nuk jeni kontaktuar...