Kryebashkiaku Disha: Të gjitha strukturat në gatishmëri. Librazhdi i hapur për turistët

Kryebashkiaku Disha: Të gjitha strukturat në gatishmëri. Librazhdi i hapur për turistët

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka bërë të ditur se strukturat vendore janë në terren dhe në monitorim të vazhdueshëm, për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë zonën.Sipas njoftimit zyrtar, kryebashkiaku ka qenë në terren së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut, Arbjan Mazniku, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të dëborës.Aktualisht, në Njësia Administrative Steblevë, trashësia e dëborës ka kaluar 40 centimetra. Autoritetet lokale bëjnë me dije se po punohet intensivisht për të mbajtur rrugët të aksesueshme dhe për të garantuar lëvizjen minimale të nevojshme për banorët e zonës.Bashkia Librazhd thekson se në të gjitha njësitë administrative është ngritur një sistem monitorimi të pandërprerë dhe se strukturat janë në gadishmëri të plotë për të përballuar...