Krimi që tronditi Roskovecin, flasin fqinjët

Krimi që tronditi Roskovecin, flasin fqinjët

80 vjeçari, Shefit Rrapaj vrau me pushkë bashkëshorten e tij Dashuri Rrapaj pasditen e kësaj të marte në Roskovec. Menjëherë më pas ai i dha fund edhe jetës së tij. Gruaja e tij, 75 vjeçarja u qëllua nga burri i saj brenda shtëpisë së tyre, ndërsa nga fqinjët mësohet se kishin rreth 20 vjet që jetonin në këtë zonë pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 9 fëmijëve, 3 vajza dhe 6 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. Krimi i dyfishtë, ndodhi në fshatin Kuman, ndonëse ende policia nuk e ka zbardhur arsyen që e shtyu të moshuarin...