Krim pasioni te Delijorgji! 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku u plagos me armë nga ish i dashuri i të fejuarës

Krim pasioni te Delijorgji! 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku u plagos me armë nga ish i dashuri i të fejuarës

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri te kompleksi Delijorgji në kryeqytet, ku mbeti i plagosur Akil Koxhaxhiku, 34 vjeç. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se bëhet fjalë për një krim pasioni.Lexo edhe :Related Posts Mësohet se autori i plagosjes me armë është Besjan Ferazini. Ky i fundit ka pasur një lidhje me të fejuarën e të plagosurit dhe pasi janë konfliktuar e ka plagosur atë me armë. I plagosuri, 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku për momentin ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. /vizionplus.tv