Krim në familje në Fier, burri dyshohet se ka vrarë gruan e më pas veten
Një ngjarje kriminale raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kuman të Fierit këtë të martë. Shefit Rrapaj dyshohet se ka vrarë gruan e tij. Dashuri Rrapaj, dhe më pas veten. “Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, njoftoi policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi:
opinion.al