Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga
Një shtetas me inicialet Gj.F. është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, pasi kishte krijuar një skemë mashtruese fiskale, duke përfituar 150 milionë lekë shitje fiktive. I arrestuari i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 62 milionë lekësh. “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u rrestua shtetasi Gj.F., i dyshuar për veprat penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’ parashikuar nga nenet 144/a dhe 180 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penl nr.5787 të vitit 2024, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Hetimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit,...
Burimi:
javanews.al