Kreu 11 grabitje, 7 prej tyre duke përdorur pistoletë lodër, pranga 30-vjeçarit në Tiranë
Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi. Ky shtetas ka kryer vjedhje në një karburant, në një market, si dha ka grabitur 4 taksistë, ku ka përdorur një pistoletë lodër. Ai ka vjedhur edhe në katër raste, në markete e banesa. Ndërkaq, 30-vjeçari dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij.Në momentin e arrestimit nga policia, ky shtetas ka qenë i shoqëruar nga një 42-vjeçar, në banesën e të cilit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armë gjahu, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe aparat celular.
Burimi:
ntv.al