Krahu i djathtë i ‘fantazmës së Shkodrës’, kush është Barush Bregu që i iku policisë

Krahu i djathtë i ‘fantazmës së Shkodrës’, kush është Barush Bregu që i iku policisë

Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në kryeqendrën e Veriut, në lagjen ‘Kiras’ një zonë e njohur si bastion i grupit të lidhur me Ibrahim Licin, të cilin në Shkodër shpesh e quajnë si ‘Fantazma’. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, u bë i mundur arrestimi i Ervis Bebës, 43 vjeç, i cili dyshohet se drejtonte automjetin me të cilin lëviznin personat e përfshirë në incidentin që përfshiu edhe kanosjen me armë zjarri ndaj punonjësve të Policisë. Së bashku me të është ndaluar edhe një i mitur 17-vjeçar, që ndodhej si pasagjer në të njëjtin automjet. Nga hetimet rezulton se në automjet ndodhej edhe Barush Bregu, 40 vjeç, i konsideruar si një nga personat...