“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

Korrupsioni në institucionet publike dhe në sistemin e drejtësisë mbetet një fenomen shqetësues, i shtrirë te funksionarët vendorë, administrativë, si edhe prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës policie. Kështu shkruan SPAK në raportin vjetor të 2025, teksa nënvizon: Hetimet kanë evidentuar se procesi i prokurimit publik manipulohej në çdo fazë, nga përgatitja e dokumentacioni deri te ekzekutimi i kontratave. Korrupsioni në institucionet publike është i strukturuar dhe i planifikuar, duke përfshirë funksione të ndryshme administrative dhe publike. Vërehet një rënie e lehtë në hetimin e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë/të zgjedhurve vendorë, por sidoqoftë në një rast është evidentuar lidhja me krimin e organizuar. Struktura e Posaçme nënvizon se taskforca për zgjedhjet e përgjthshme të 2025, ka vëzhguar se kryetarët e fshatrave dhe kandidatët politikë, kërkonin...