Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Kontrabandë mallrash”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, e pësojnë 8 persona! Një prej tyre doganier
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Arrestohen, ndalohen dhe procedohen penalisht 8 shtetas (nga të cilët 2 shtetas u ndaluan pasi ishin të shpallur në kërkim, 1 u arrestua për kontrabandë me mallra dhe 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale). Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Kapshticë, u ndaluan shtetasit në kërkim:E. Rr., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 9 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 muaj e 11 ditë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; E. E., 33 vjeç, banues...