Kontrabanda e mbetjeve të rrezikshme në Tajlandë/ Akuza: AKM s’kreu inspektime, Dogana e Durrësit lejoi eksportin

Kontrabanda e mbetjeve të rrezikshme në Tajlandë/ Akuza: AKM s’kreu inspektime, Dogana e Durrësit lejoi eksportin

Syri.net zbulon emrat e zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, dhe portit të Durrësit ndaj të cilëve Prokuroria e Durrësit firmosi masë sigurie 'arrest me burg' e 'arrest shtëpie' lidhur me kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës në korrik të 2024. Konteinerët mbartnin mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga furnaltat e kompanisë “Kurum International” konfirmoi prokuroria një vit më pas, më 24 dhjetor 2025. Gjatë hetimit, Prokuroria pretendon se ka zbuluar shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre nga drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, (AKM), nga punonjës të Doganave, të Autoritetit Portual Durrës si dhe nga kompania koncesionare që menaxhon terminalin lindor, EMS Albanian Port Operator. Prandaj janë firmosur masa sigurie për zyrtarët e AKM-së, drejtorisë së Doganave në Durrës si dhe punonjësit e disa kompanive...