Konflikte për pronësinë, 59-vjeçari bashkë me të birin i dëmton kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit vëllait

Konflikte për pronësinë, 59-vjeçari bashkë me të birin i dëmton kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit vëllait

Një debat për motive pronësi ka agravuar mes dy vëllezërve në Fier. Policia ka referuar materialet në prokurori ku ka nisur procedimin penal për babë e bir, përkatësisht 59 dhe 28 vjeç. Sipas bluve, këta të dy kanë dëmtuar kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit të shtëpisë së vëllait të 59-vjeçarit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Gj., 59 vjeç, dhe M. Gj., 28 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë dëmtuar kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit të banesës së vëllait të 59-vjeçarit”, njofton policia./vizionplus.tv