Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati në Tiranë/ Vihet në pranga 37-vjeçari

Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati në Tiranë/ Vihet në pranga 37-vjeçari

Vihet në pranga nga policia e kryeqyteteit, administratori i një lokali ku organizoheshin lojëra fati. Njoftimi: Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Bet”, për goditjen e rasteve të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Vihet në pranga administratori i një lokali ku organizoheshin lojëra fati. Sekuestrohet 1 celular. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bet”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi...