Kishte fshehur pistoletën në papafingon e banesës së tij, arrestohet i riu në Tiranë
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. M., i cili akuzohet se kishte fshehur një pistoletë në papafingon e banesës së tij. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Stairs”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit. Kishte fshehur pistoletën, në papafingon e banesës së tij, arrestohet 28-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe celulari i të arrestuarit. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus kapjen e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, operacione këto të zhvilluara si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, nga shërbimet...
Burimi:
syri.net