Kishte fshehur drogën në pjesët intime, arrestohet i afërmi i të burgosurit në Fier

Kishte fshehur drogën në pjesët intime, arrestohet i afërmi i të burgosurit në Fier

Në IEVP Fier, gjatë ushtrimit të kontrollit fizik (trupor) në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu konstatua një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C, po ushtrohet kontroll i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale./vizionplus.tv