KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ekspertë të njohur të drejtësisë evropiane dhe Këshillit të Europës (KiE) kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgosurve në Shqipëri, duke propozuar edhe disa ndryshime konkrete ligjore për të bërë të mundur ndryshimin e situatës. Ish-Prokurori Ervin Karanxha në studion e emisionit ‘RePolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, teksa është diskutuar për këtë çështje, ka thënë se numri i lartë i të paraburgosurve vjen kryesisht nga formimi profesional i prokurorëve e gjyqtarëve. Kjo pasi sipas tij, prokurorët e gjyqtarët kanë 9 masa të ndryshme sigurie që mund të kërkojnë e aplikojnë, por zgjedhin vetëm atë të ‘arrestit me burg’. Karanxha shtoi se numri i lartë i të paraburgosurve i ka nxjerrë namin e keq Shqipërisë edhe në botë, pasi sipas tij,...